Liverpooli e ka fituar takimin e fundit të sezonit 2021/2022 të Premier Leagues së Anglisë. Liverpooli mposhti Wolverhaptonin me rezultatin 3:1 të dielën, por mbeti një pikë prapa Manchester Cityt në garën për titull të kampionit.
Kampioni i Anglisë u vendos vetëm në xhiron e fundit të elitës së futbollit anglez. Liverpooli përfundoi në vendin e dytë me 92 pikë, ndërsa City zuri vendin e parë me një pikë më shumë. Pedro Neto shënoi i parë në këtë takim. Ai shënoi për Wolverhapmtonin në minutën e 3-të, ndërsa Sadio Mane i Liverpoolit barazoi rezultatin në minutën e 24-t.
Golin e epërsisë 2:1 e shënoi Mohamed Salah në minutën e 84-t, derisa katër minuta më vonë Andrew Robertson shënoi për rezultatin përfundimtar, 3:1.