Sport

Nga viti 2024, mund të ketë ndryshime në formatin e “Championsit”

UEFA mund t’i heqë ndeshjet vajtje-ardhje në Ligën e Kampionëve, në favor të organizimit të turneut, që do të zhvillohej në një qytet të vetëm si nikoqir.

Gjysmëfinalet janë luajtur me formatin vajtje-ardhje që nga sezoni inaugurues i Kupës Evropiane në sezonin 1955/56.

Por, një ndryshim erdhi në vitin 2020 kur pandemia Covid-19 detyroi UEFA-n t’i qaset ndryshe formatit dhe të organizojë një miniturne në Lisbonë.

Në atë rast tetë çerekfinalistët udhëtuan në kryeqytetin portugez dhe ndeshjet e mbetura u zhvilluan brenda 11 ditësh.

Nuk do të ketë tetë ekipe të përfshira me formatin e ri, por “Final 4” i garës në secilën sezon do të luajnë gjysmëfinalet dhe finalen në një vend.

Ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar, por Shoqata e Futbollit Evropian po përgatitet ta përkrahë atë.

Inspirimi ka ardhur nga finalet e Ligës së Kombeve.

UEFA tashmë po e jetëson formatin e ri të Ligës së Kampionëve nga sezoni 2024/25, me fazën e grupeve që do të zëvendësohet me 36 skuadra në ligë, ku secili klub do të luajë 10 herë, ka shkruar të enjten mbrëma “90min”.