Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agim Ademi mohon vendimin e UEFA-s

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka mohuar që UEFA ta ketë dënuar në vitin 2020. Ai në emisionin e sportit në RTK ka thënë se një vendim i tillë nuk ekziston dhe sikur të ekzistonte nuk do të mund të ishte në postin e kryetarit të Federatës dhe në një komision të UEFA-s.

Grupi opozitar i Ademit të dielën mbrëma publikoi letrën e UEFA-s të vitit 2020, ku shkruan se Agim Ademi përjashtohet nga futbolli deri në fund të vitit 2022 për shkak të dënimit që i ishte shqiptuar në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Letra e publikuar është me të gjitha shenjat e UEFA, e po ashtu ka firmën e Angelo Rigopoulos, një zyrtari të lartë të UEFA-s.

Ademi nuk ka thënë direkt se letra është e falsifikuar, por ka folur për “fabrikim”.