Sport

Mehmedi shënon gol në fitoren e Antalyasporit

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, ka shënuar golin e parë në Superligën e Turqisë. Mehmedi 30-vjeçar, muajin e kaluar u transferuar te Antalyaspori.

Kjo skuadër të dielën luajti me Fatih Karagumruk dhe fitoi 3:0. Mehmedi e realizoi golin e tretë në minutën e 85-të.

Mehmedi u aktivizua në minutën e 61-të. Antalyaspori mban pozitën e 14-të me 28 pikë nga 25 ndeshje.

https://streamja.com/NVVVX?fbclid=IwAR1XYwKxcXmJ0M71iBaS2NSoSyrfwXR-fAy3gk0MzKORhpXwDQnmtVWtw6Q