Sport

Pa pendesa

Tani ajo mund të hajë e të pijë çfarëdo që dëshiron, sepse është pensionuar. Për këtë arsye u takuam në një lokal, për ta kontrolluar peshën e saj. Në momentin që hyri brenda, ne e vërejtëm se është ajo, si gjithmonë, me asnjë gram më shumë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për intervistuesin tjetër me të, edhe ai njësoj. Është më mirë të mos thuash asgjë për ne! Është ora 6 pasdite, e premte, 4 shkurt, dhe ne kemi takim me Majlinda Kelmendin dhe Toni Kukën.

Nuk e kemi parë atë që prej lojërave të Tokios. E dinim se ishte pensionuar dhe se tani i stërvit të rinjtë; pak më shumë. Tani ajo është përballë, me shumë kohë për të folur dhe pasi ajo e mban të paprekur mirëqenien e saj të përgjithshme, le të dalim drejt në temë.

Kur e more vendimin për t’u pensionuar?

“Në janar 2021”, përgjigjet Majlinda. Kjo do të thotë, e kundërta e asaj që kanë menduar shumica, ajo donte të pensionohej shumë kohë para Olimpiadës. “Në shtator 2020, u operova në gju për herën e tretë. Ishte shumë e vështirë të kthehesha, sepse nuk kënaqesha më, më kishte humbur motivimi”. Toni dëgjon i qetë. Të dy kanë qenë së bashku për gjysmë jete dhe është e pamundur ta kuptosh karrierën e njërit prej tyre, pa prezencën e tjetrit. “E thirra në muajin janar për ta informuar për vendimin tim”.

“Kur ajo më thirri”, thotë Toni, “me të vërtetë u shqetësova, sepse kisha ndjenjë të keqe”. Majlinda më pas i ka thënë Tonit atë çfarë ai i frikësohej më së shumti dhe i tha asaj gjënë që ajo nuk donte ta dëgjonte. “Nuk doja që ajo të largohej”, ka thënë Toni.

Është e rëndësishme të kuptohet çfarë xhudoja do të thotë në Kosovë dhe çfarë përfaqëson Majlinda, në mënyrë që të kuptohet e gjithë biseda.

Pensionimi është gjë e rëndësishme në jetën e secilit sportist, por Majlinda Kelmendi nuk është vetëm një sportiste. Majlinda fitoi në Rio de Janeiro medaljen e parë të artë olimpike në historinë e Kosovës. Ajo ishte po ashtu dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione e artë e Evropës. Për katër vjet, Majlinda dominoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, me grushtin e hekurt. Në shtetin e saj, ajo është në mesin e tre njerëzve më të njohur dhe padyshim më e respektuara. Ajo po ashtu e ka statujën e saj dhe më së shumti duhet të jenë një apo dy njerëz në të gjithë botën që janë gjallë dhe kanë statujë dhe nuk po flasim për diktatorë, por për njerëz të zakonshëm. Me fjalë të tjera, Majlinda është simboli i fitores për Kosovën. Ajo i dha shirita fisnikërie një shteti të ri që është në kërkim të rrugës së vet. Majlinda është më shumë se një simbol; ajo është imazhi i shtetit. Për këtë arsye, Toni nuk donte që ajo të largohej.

Receta e Tonit është puna e madhe, më e madhe se të tjerët. Kur ai e bindi Majlindën të shkonte në Olimpiadë, u bashkuan sërish në punë, si zakonisht. “Në fakt”, thotë ajo, “isha dy herë më e fortë në Tokio, sesa isha në Rio. Kurrë nuk jam ndier më mirë fizikisht, pjesa mendore ishte diçka tjetër”.

Majlinda tashmë veçse ishte e dorëzuar, edhe pse askush nuk e dinte. Në Tokio ndodhi humbja më e papritshme, në raundin e parë. Të gjithë ishin të befasuar dhe të gjithë ishin të mërzitur ta shihnin Majlindën të largohej nga tatami e mposhtur. “Nuk e kam merituar të përfundoja kështu, ndoshta është dashur të largohem më herët”. Ishte koha që ta zyrtarizoja atë që nuk e dëshironte shumica.

“Ende nuk jam adaptuar me ndryshimin. Nuk është e lehtë, merr kohë. Ajo çfarë unë mund të them është se ata që dëshirojnë të bëjnë ndryshim e të pensionohen, të mos e marrin si shaka sepse është një çështje shumë serioze. Duhet të jesh i vetëdijshëm se çfarë vendos, duhet të mendosh shumë mirë për atë gjë. Është e vetmja gjë që të mos ndjesh pendesë më vonë”.

Një jetë e re atëherë, por si dhe me çfarë të ardhurash? Këtu është momenti që Toni të inkuadrohet. “Jemi duke folur për Majlindën, sportisten më të mirë të historisë së Kosovës, në sportin e vetëm që sjellë medalje botërore dhe olimpike për shtetin. Kam folur me zyrtarë të Qeverisë dhe i kam bindur ta kuptojnë se Majlinda ka nevojë të punojë në paqe. Përveç kësaj, ajo e meriton”.

Toni di si të bindë dhe Qeveria veproi. Majlinda ka pagë fikse për gjithë jetën dhe i lejon asaj t’i dedikohet punës, pa u shqetësuar për llogarinë bankare. Tani Majlinda është zyrtarisht trajnere asistente, dora e djathtë e Tonit. “Dua që ajo t’i rritë të rinjtë. E kam përgatitur atë për këtë gjë”.

Ajo na siguron se për t’u bërë trajnere nuk është e lehtë. “Është normale sepse pavarësisht se sa stërvitesh dhe përgatitesh për luftë dhe strategji, në fund nuk kontrollon asgjë, sepse je në karrige dhe jo në tatami”.

Nuk duhet të jetë e lehtë aspak, në fakt, veçanërisht për të, sepse niveli i saj i kërkesës si xhudiste ishte maksimumi që mund të arrihet dhe për momentin, askush nga gjenerata e re nuk e ka talentin e saj. Ka të bëjë me gjetjen e balancimit, kërkesës se çfarë mund të bëhet dhe të mos të ëndërrohet e pamundura. “Ajo që unë dua është të ndihmoj, nëse mund të sjellë diçka të re dhe të mirë, atëherë do t’ia vlejë”, thotë ajo.

Rruga do të jetë e gjatë; të dy e dinë sepse kanë udhëtuar në të njëjtën rrugë vite më parë. Gjëja e mirë është se si Majlinda ashtu edhe Toni i dinë kthesat, ata e dinë se çfarë do të gjejnë përgjatë udhëtimit me të rinjtë premtues. “Janë disa shumë të mirë”, thotë Majlinda.

Majlinda gjithmonë e ka pëlqyer presionin; ajo asnjëherë nuk është nervozuar. Ajo madje e ka përdorur atë si armë që gjithmonë të jetë para të tjerëve. Toni e di, se brenda pak vjetësh, ajo do të jetë pasuesja e tij. Ata kanë qenë së bashku më gjatë se shumë martesa, si dhe e kanë një plan për të ardhmen. “Brenda disa vjetësh unë do të pensionohem për të bërë diçka tjetër, për të fjetur, për të fjetur mirë”, thotë Toni, derisa Majlinda qesh.

Ata janë dyshe fituese dhe tani synojnë që të vazhdojnë me suksese. Kjo është kuptuar në Kosovë. Do të jetë tjetër tregim nëse kanë sukses, koha do ta tregojë.

Majlinda do të duhet të mësohet me humbje për t’i shmangur disfatat në luftërat e tjera. Toni e di këtë gjë. Majlinda duhet të mësojë në mënyrë që, njësoj siç mori vendim për t’u pensionuar, ajo asnjëherë nuk duhet të pendohet, sepse jeta pa pendesa është shumë më e bukur.