Napoli e ka fituar derbin kundër Milanit në “San Siro” me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 18-të të Series A.
Golin e fitores për napolitanët e shënoi Elif Elmas. Ai realizoi me kokë në minutën e 25-të
Ky triumf për Napolin vjen pas dy humbjeve rresht dhe një barazimi. Amir Rrahmani ishte titullar te skuadra napolitane edhe në duelin ndaj “kuqezinjve” dhe pati paraqitje shumë të mirë.
Tani, napolitanët renditen në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe Milani një pozitë më poshtë.
Lider i Series A është Interi me 43 pikë.