Sport

Tottenhami ndal Liverpoolin në derbi

Tottenhami dhe Liverpooli kanë luajtur baras, 2:2, në një ndeshje tejet interesante.

Pas gjashtë fitoreve, skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp është ndalur në barazim nga londinezët.

Pjesa e parë prodhoi shumë raste shënimi nga të dyja ekipet. Në minutën e 13-të Harry Kane realizoi për 1:0.

Liverpooli barazoi me Diego Jotan në minutën e 35-të.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme, ku u shënuan dy gola.

Liverpoolin në epërsi e kaloi Andy Robertson që realizoi për 2:1 në minutën e 70-të. I njëjti futbollist i ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme, në minutën e 77-të.

Vendasit barazuan shifrat në 2:2. Son-Heung Min shënoi në minutën e 74-t.

Pas këtij barazimi Liverpooli ka 41 pikë, tri më pak se City që është lider.

Tottenhami është në pozitën e shtatë me 26 pikë.