Sport

Golden Eagle Ylli kampion vjeshtor në Ligën Unike

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin ndaj Prizreni-16 në Ligën Unike në basketboll. Të dielën, Ylli fitoi me rezultatin 69:52.

Me këtë fitore skuadra nga Suhareka është shpallur kampione vjeshtore.

Vendasit dallimin arritën ta bënin në çerekun e dytë dhe të katërt, për ta fituar me 17 pikë dallim.

Lojtari më i dalluar në fitoren e Yllit ishte Henrik Shirko, që ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 16 pikëve dhe 14 kërcimeve. Kroati shtoi edhe shtatë asistime.

Mikaile Tmushiq shtoi 17 pikë.

Te Prizreni u veçua Ivan Koleviq me 14 pikë.

Ylli pas tetë ndeshjeve është në pozitën e parë me 13 pikë. Prizreni është në pozitën e tretë me 11 pikë.