Tottenhami ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Arturo Vidal.
Sipas mediave italiane, trajneri Antonio Conte e sheh kilianin përforcim ideal.
Trajneri italian ka punuar me Vidalin sa ishte pjesë e Interit.
Vidal mund të transferohet si futbollist i lirë te londinezët.
Ai ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2022. Këtë sezon, 34-vjeçari në 11 ndeshje në Serie A ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.