Sport

Bayern Munichu me ofertë për Raphinhan

Bayern Munichu është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për anësorin e Leedsit, Raphinha.

Braziliani ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira në Premier League.

Kampioni gjerman ka gati një ofertë prej 50 milionë euro për 25-vjeçarin.

Raphinha ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024. Për brazilianin interesim kanë shprehur edhe ekipe angleze.