Boksieri kuban David Morrell ka mbrojtur titullin e botës në peshën super të mesme në versionin WBA.
Morrell të shtunën mbrëma në Minnesota mposhti me nokaut teknik në raundin e katërt amerikanin Alantez Fox.
Morrell ishte dominant dhe rrëzoi Foxin në raundin e katërt, ndërsa pas një ofensive të mëtutjeshme arbitri ndërpreu meçin.
Për Morrellin është fitorja e gjashtë në boksin profesionist nga po aq meçe, prej tyre 5 i ka fituar me nokaut. Amerikani Fox ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 28 fitoreve e një barazimi.