Trajneri i Wolfsburgut, Florian Kohfeldt, e ka vlerësuar lartë stilin e lojës së Admir Mehmedit, në të cilin nuk llogariste ish-trajneri i këtij ekipi, holandezi Mark van Bommel.
30-vjeçari nga Gostivari, Mehmedi, nuk u përfshi në listën e Wolfsburgut për Ligën e Kampionëve, por Kohfeldt thotë fjalët më të mira për të.
“Admiri është një lojtar i cili dëshiron të luajë vazhdimisht. Si të gjithë lojtarët, ai e ka vëmendjen time dhe ai mund ta tregojë më të mirën në stërvitje. Shenjat e para ishin të mira. Ende nuk mund të marr një vendim final. Marrëdhënia ime me të është shumë e mirë. E njoh atë dhe gjithmonë e kam pëlqyer stilin e lojës që e bën ai”, theksoi Kohfeldt, ish-trajner i Werder Bremenit.
Mehmedi sivjet ka zhvilluar vetëm dy lojë, në Kupë dhe Bundesligë.