Admir Mehmedi është përballur sërish me probleme muskulore dhe do t’i duhet të pushojë deri të martën, kanë raportuar mediumet në Gjermani.
Mehmedi u kthye nga lëndimi muskulor në ekipin e Wolfsburgut fundjavën e shkuar në ndeshjen ndaj Augsburgut, por është njoftuar se sërish ka pasur probleme.
Trajneri Florian Kohfeldt ka thënë se lëndimi i ri i Mehmedit, nuk është shqetësues.
“Për fat të keq sërish ka probleme muskulore, por nuk duket të jetë keq”, ka thënë trajneri gjerman.
Sulmuesi 30-vjeçar këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin elitar të Gjermanisë.