Sport

Solskjaeri mohon ofertën e Evertonit për Van de Beekun

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga Evertoni e as nga ndonjë klub tjetër për Donny Van de Beekun. Solskjaeri i ka quajtur spekulime lajmet për largimin e holandezit, në cilin ai llogarit për këtë edicion.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një ofertë nga Everton. Ka spekulime. Për mua, ai është lojtar i Man Unitedit dhe ai vazhdon të punojë shumë”, tha Solskjaer.

Van de Beeku është transferuar tek Unitedi në verën e vitit 2020 nga Ajaxi për 39 milionë euro. Ai nuk ka arritur të zë vend në përbërjen e parë të ekipit anglez. Këtë sezon ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat. Kontrata me klubin anglez i skadon në verën e vitit 2025.