Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një person ia veshi Shaqirit një xhaketë me emblemë të UÇK-së

Xherdan Shaqiri të shtunën mbrëma është përballur me një gjë të papritur gjatë dhënies së intervistës pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2022, të cilën Zvicra e fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut.

Një person iu afrua atij derisa po intervistohej dhe ia vendosi mbi shpatulla një xhaketë me emblemë të UÇK-së. Mesfushori e vërejti emblemën dhe e hoqi nga shpatullat xhaketën, por më pas e mbajti në dorë atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumet në Zvicër kanë shkruar për këtë ngjarje.

Madje gazeta zvicerane “Blick” ka qenë më e ashpër.