Sport

Messi mungon edhe ndaj Montpellierit

Paris Saint-Germain përmes një deklarate ka informuar se Lionel Messi nuk do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e nesërme kundër Montpellier në “Parc des Princes”.

Ai nuk stërviti sot me pjesën tjetër të skuadrës, por ka ndjekur protokollin e trajtimit mjekësor.

Të dielën do të ketë edhe një test tjetër për të parë gjendjen e gjurit të tij të majtë.

Messi nuk luajti as ndaj Metz në mesjavë.