Sport

Van Bommel bën shumë zëvendësime, eliminohet Wolfsburgu

Ekipi i Bundesligës, Wolfsburgu, po synon opsione ligjore për t’u kthyer në Kupën e Gjermanisë pasi tashmë është eliminuar. U eliminua për shkakun se trajneri i skuadrës, Mark van Bommel, bëri më shumë zëvendësime se që i lejohen.

Skuadra e tij mposhti ekipin e rangut të katërt të futbollit gjerman, Preussen Munster, por u eliminua më pas. Klubi gjerman bëri tri zëvendësime në kohën e rregullt dhe tri në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Vetëm dy lejohen në vazhdime sipas rregullave të kësaj gare.

Marcel Hoffmeier kishte shënuar për vendësit në minutën e 74-të. Por, Wolfsburgu që pati 30 gjuajtje në portë, barazoi në minutën e 90-të nëpërmjet Josip Brekalos duke e çuar duelin në vazhdime. Aty shënuan Wout Weghorst dhe Ridle Baku, por vetëm pasi u bënë tri zëvendësimet, një më shumë se që lejohet.

Federata e Futbollit të Gjermanisë i dha Munsterit fitoren 2:0.

“Jemi të dëshpëruar dhe dëshirojmë përfundim tjetër. Ne nuk pajtohemi me këtë vendim dhe do të shikojmë për opsione ligjore”, ka thënë shefi ekzekutiv i Wolfsburgut, Tim Schumacher.

Raundi i dytë i Kupës së Gjermanisë do të luhet më 29 gusht.