Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Konfederatave mes Portugalisë dhe Kilit ka përfunduar pa fitues në kohën e rregullt dhe tani shkon në vazhdime.
Dy ekipet përfunduan 90 minutat e rregullt me rezultat 0 me 0.
Kombëtaret patën raste të shumta për gol, por asnjëra nuk arriti të mposhte kundërshtarët.
Ndeshja tani shkon në dy pjesë nga 15 minuta vazhdime.