Milani po vazhdon bisedimet me Leverkusenin për mesfushorin Hakan Calhanoglu, dhe marrëveshja për 20 milionë euro është afër finalizimit, raporton Sky Sport Italia.
Sipas këtyre raporteve thuhet se bisedimet po vazhdojnë, përderisa kërkesa prej 30 milionë euro që kërkohej nga Leverkusenin është reduktuar, transmeton Koha.net.
Oferta momentale e Milanit është 18 milionë euro, plus bonuset, dhe pritet që së shpejti të pajtohen për çmimin final.
Specialisti i gjuajtjeve të lira ka kontratë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2019.
Milani është duke tentuar edhe transferimin e Nikola Kaliniqit të Fiorentinës, Andrea Contit të Atalantas, dhe Fabio Borinit nga Sunderlandi.