Sport

Stadiumit nacional të Kosovës mund t’i ndërrohet lokacioni

Stadiumi nacional i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka gjasa të mos ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës, ashtu siç ishte vendosur.

Ende pa nisur ndërtimi i impiantit sportiv, Kohavisioni nga burime të sigurta mëson se stadiumit, mund t’i ndërrohet lokacioni dhe të zhvendoset në afërsi të Drenasit.

Ndërrimit të lokacionit po i frikësohet edhe sekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.