Qemail Elshani është transferimi më i ri i skuadrës së Feronikelit, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë të ditur Feronikeli përmes një postimi në Facebook.
“Futbollisti i lindur e i rritur me fanellën e Feronikelit, Qemail Elshani, pas një vite e gjysmë të kaluara jashtë Drenasit, në kampionatin e ri serish do të vishet bardh e gjelbër. Elshani, që së fundi ishte pjesë e Besës nga Peja, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Feronikelit dhe së shpejti pritet prezantimi në ambientet e klubit”, thuhet në konfirmimin e Feronikelit.
Feronikeli më tutje thotë se detajet e marrëveshjes do të behën të ditura në prezantimin zyrtarë të Elshanit.