Sport

Monaco refuzon ofertën e Arsenalit për Lemarin

“Topçinjtë” është e mundshme të bëjnë ofertën e dytë për futbollistin francez, pasi që Monaco ka refuzuar kërkesën e parë prej 35 milionë euro për Thomas Lemar, shkruan Goal.

Kjo nuk është hera e parë që Arsenal këtë sezon u dëshpërua, pasi që edhe më herët Lyon refuzoi kërkesën e klubit londinez prej 44 milionë funtash për shërbimet e Alexandre Lacazette.

Pavarësisht refuzimit, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger duket se nuk do të heqë dorë nga nënshkrimi i kontratës me Lemar, duke bërë një ofertë të re.

Por, Monaco, i cili tashmë ka shitur Bernardo Silva në Manchester City, nuk dëshiron që shumë lojtarë të tij të largohen nga skuadra këtë verë, transmeton kp.

Arsenali nuk ka hequr dorë as nga blerja e Mbappe, i cili mund të kalojë në radhët e ekipit londinez nëse arrihet marrëveshja.