Sport

Reali mohon marrëveshjen me Unitedin për Moratan

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka insistuar se klubi nuk është në bisedime me Manchester Unitedin lidhur me transferimin e Alvaro Moratas.

Sulmuesi spanjoll gjatë javëve të fundit është lidhur me një kalim te klubi anglez dhe ishte raportuar se është kthyer më herët nga muaji i mjaltit me gruan e tij Alice Campello për të finalizuar transferimin në Old Trafford.

Perez ka njoftuar se Reali nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje me Manchesterin.

“Ne nuk jemi në bisedime me Manchester Unitedin, por nuk është e thënë që të tjerët të mos flasin për këtë, kjo është krejt normale”, ka thënë Perez për esRadio.

“Nuk e di sa miliona herë kam lexuar se kemi arritur marrëveshje, por nuk është e vërtetë”.