Sport

Arrestohet Kingsley Coman

Kingsley Coman është arrestuar dje nga policia franceze. Mesfushori i Bayernit, i cili po kalon pushimet në Francë, u ndal të hënën dhe kaloi disa orë në rajonin e policisë.

Shkak ishte denoncimi nga ish-e dashura e tij, me të cilën kishte pasur debat të ashpër të shtunën dhe të hënën, dhe akuzohet se ka shkaktuar dhe dhunë.

Mesfushorit 21-vjeçar i është caktuar paraqitja në shtator para një gjykate franceze.