Sport

Prishtina sot merr rrugë për Suedi pa flamur të bardhë

Klubi i futbollit Prishtina ka zhvilluar përgatitjet e fundit për debutim në garat kualifikuese të Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Stërvitjen e fundit në Kosovë e zhvilloi të martën në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, një ditë para nisjes për në Suedi, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë të Ligës së Evropës ndaj Norrkopingut.

Në Suedi trajneri Arsim Thaqi, kapiteni Armend Dallku dhe dy lojtarë të tjerë, Debatik Curri e Basit Khalid, kanë thënë se po udhëtojnë me shpresën për të arritur rezultat sa më pozitiv. Flamuri i bardhë - i dorëzimit - nuk do të merret me vete. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.