Sport

Ronaldo i motivuar për të fituar trofe

Ylli i Përfaqësueses së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se është i motivuar të fitojë trofe.

Portugezi shpreson që të ndihmojë ekipin të arrijë të triumfojë në Kampionatin Evropian 2020.

“Jam shumë i motivuar. Por, nuk ia vlen të bëhen premtime. Ajo çfarë mund të themi është se do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Jemi kampion në fuqi dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Ronaldo.

Portugalia ndeshet me Hungarinë më 15 qershor në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian.