Sport

Herolind Shala asistoi sërish, por Stabaeku u mposht nga Rosenborgu

Herolind Shala po kalon formë të mirë te skuadra e Stabaekut.

Reprezentuesi i Kosovës e ka realizuar edhe asistimin e tretë sezonal në katër ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, skuadra e Shalës, Stabaeku, u mposht të dielën 4:2 në udhëtim te Rosenborgu, në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Shala asistoi për golin e dytë të ekipit të tij në minutën e parë të kohës shtesë. Ai bashkëveproi me sulmuesin Oliver Edvardsen.

Stabaeku është në pozitën e nëntë pas katër ndeshjeve të luajtura. Ka pesë pikë në total.

Rosenborgu ndërkohë që ka luajtur shtatë ndeshje, ka 14 pikë.