Pasi e mposhti në udhëtim Manchester Cityn 2:1, barazoi me Liverpoolin në shtëpi 1:1, Leeds Unitedi e ndali edhe gjysmëfinalistin e Ligës së Evropës, Manchester Unitedin.
Leedsi dhe Unitedi barazuan të dielën në Premier League në kuadër të xhiros së 33-të.
Të dyja ekipet patën rastet e veta për shënim, por rrjetat mbetën të paprekura për 90 minuta.
Ezgjan Alioski ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen. U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-rt.
Manchester Unitedi pas 33 ndeshjeve ka 67 pikë, ndërsa Leeds Unitedi ngjitet në vendin e nëntë me 47 pikë, një më shumë se Arsenali i vendit të dhjetë.