Sport

Woodward do të largohet nga Man. Utd, Agnelli nga Juventusi

Zëvendës-kryetari ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, do të largohet nga pozita në fund të vitit 2021, raporton BBC.

Vendimi i Woodwardit për të dhënë dorëheqje vjen dy ditë pasi që Manchester Unitedi ishte në mesin e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane, ligë që u kritikua ashpër.

“Jam shumë krenar që i kam shërbyer Unitedit dhe ka qenë nder për mua të punojë për klubin më të madh në botë në 16 vjetët e fundit. Klubi është në një pozitë të mirë për të ardhmen dhe do të jetë e vështirë të largohen në fund të vitit”, ka thënë Woodward. “Dua të falënderojë tifozët pasionantë për përkrahjen gjatë kohëve të mira dhe të këqija”, ka deklaruar Woodward. 

Raportohet se edhe Andrea Agneli ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Juventusit. Besohet se dorëheqja e tij lidhet me, siç raportohet, dështimin e projektit për Superligën Evropiane. 

Juventusi po ashtu është në mesin e klubeve themeluese të Superligës Evropiane. Agnelli kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Asociacionit të Klubeve Evropiane më herët.

Ndërkohë sipas “Cadena Ser”, sonte 12 klube themeluese të Superligës Evropiane do të mbajnë takim për të parë nëse e realizueshme të vazhdohet me projektin.

Manchester City ka vendosur të tërhiqet nga kjo iniciativë, ndërsa edhe Chelsea ka paralajmëruar të njëjtën gjë. Po pritet një hap të tillë ta marrë edhe Barcelona e Atletico Madridi.