Arb Manaj ka shënuar gol të dielën në kategorinë e dytë të Turqisë. Dhe sulmuesi nga Klina kishte një dedikim të veçantë për golin. Ai ia ka kushtuar golin babait të ndjerë, të cilin nuk e ka njohur asnjëherë.
“Sot 22 vjet pa ty baba i dashur. Jam duke u munduar që të bëj krenar gjithmonë, ashtu si më bëre ti mua. Ky gol sot dhe kjo fitore të dedikohet ty në veçanti dhe të gjithë të rëndëve për liri. Unë do të kujtoj gjithmonë edhe pse nuk të njoha kurrë”, ka shkruar Manaj në Facebook.
Ai ka bërë emër te Trepça ’89 dhe tani po kërkon shpërthimin në Turqi.