Sport

De Paul drejt Leedsit

Mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul pritet të jetë përforcimi i parë i ekipit nga Premier League, Leeds United në afatin kalimtar të verës.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se De Paul po favorizon kalimin te Leeds Unitedi pasi dëshiron të luajë në kampionatin anglez. Madje, thuhet se De Paul ka refuzuar të gjitha ofertat tjera, në mënyrë që t’i bashkohet Leedsit pas përfundimit të këtij sezoni. Leedsi është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për transferimin e 26-vjeçarit që tashmë ka kërkuar largimin nga Udinese në verë. De Paul ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka gjashtë gola e shtatë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat. De Paul i është bashkuar Udineses në vitin 2016 nga Valencia kurse ka edhe 19 paraqitje për Argjentinën.