Sport

Mehmedi i mungon Zvicrës në miqësoren ndaj Finlandës

Foto: AP

Përfaqësuesja e Zvicrës do të jetë pa sulmuesin e krahut, Admir Mehmedi në miqësoren kundër Finlandës kanë raportuar mediumet zvicerane të martën.

Mungesën e Mehmedit për këtë miqësore që luhet të mërkurën prej orës 20:45, e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq.

Mehmedi ka pësuar lëndim në ndeshjen kundër Lituanisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, Mehmedi pësoi lëndim dhe duhet t’i nënshtrohet kontrollimeve për të konfirmuar shkallën e dëmtimit.

“Nuk besoj se emri i tij do të jetë në listë për duelin me Finlandën për shkak të lëndimit”, ka thënë Petkoviq.

Zvicra javën e shkuar i zhvilloi dy ndeshje kualifikuese, të cilat i fitoi në kuadër të Grupit C.