Sport

Hetemaj me Beneventon mposhtën Juventusin

Përparim Hetemaj ka luajtur deri në minutën e 83-të te Benevento që mposhti në udhëtim kampionin e Italisë, Juventusin me rezultatin minimal, 1:0. Ndeshja Juventus – Benevento u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 28-të të kampionatit elitar të Italisë, Serie A.

Me këtë fitore, Benevento ka bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë duke zënë vendin e 16-të me 29 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në pozitën e tretë me 55 pikë.