Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, raportohet se është suspenduar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Beneventos, raportojnë mediat italiane.
Morata, që shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” në barazimin prej 1 me 1, ishte ndëshkuar me kartonin e kuq në minutën e 97 të ndeshjes, transmeton KOHA.
Me këtë rast ai do të humbë derbin lokal ndaj Torinos dhe më pas atë ndaj Genoas.
Sipas Calciomercatos Komisioni Disiplinor e ka suspenduar Moratan me dy ndeshje moslojë për shkak të shprehjeve fyese ndaj gjyqtarit në fund të ndeshjes.