Mbrojtësi Ardian Cuculi është operuar me sukses të martën.
Ai i është nënshtruar operimit në krahun e djathtë, derisa Dritës pritet t’i mungojë së paku gjashtë javë. Kështu është bërë e ditur të martën në profilin e kampiones në fuqi të Kosovës në “Facebook”.
Cuculi u lëndua të dielën në ndeshjen derbi që Drita e fitoi ndaj Gjilanit me rezultatin 3:2. “Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese, ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jashtë ekipit për të paktën gjashtë javë”. Cuculi ka luajtur rol të madh në sukseset e Dritës në dy vjetët e fundit.