Demetris Morant është përforcimi më i ri te Golden Eagle Ylli, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ishte skuadra e Yllit, që në rrjetin social “Facebook” ka zyrtarizuar angazhimin e Morantit. Morant (206 cm), luan në pozitën e qendrës dhe së fundi ishte pjesë e klubit Adroit nga Tajlanda. Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Greqi e Hungari.
Me angazhimin e Morantit, Ylli ka njoftuar njëkohësisht edhe për shkëputjen e kontratës me amerikanin tjetër, Jameel McKay. Këtë edicion, Ylli ka tubuar shtatë pikë dhe zë vendin e dytë në tabelë me katër ndeshje të zhvilluara.