Sport

City siguron Sarmienton

Manchester City ka siguruar shërbimet e talentit argjentinas, Dario Sarmiento, kanë njoftuar mediumet në Argjentinë të martën.

Bëhet e ditur se City për kartonin e Sarmientos është pajtuar t’i paguajë skuadrës së Estudiantesit 20 milionë euro.

Megjithatë, sulmuesi 17-vjeçar do të mbetet tek ekipi argjentinas deri në verën e ardhshme përpara se t’i bashkohet Cityt.

Ai me ekipin anglez do të firmosë kontratë afatgjate dhe llogaritet ndër lojtarët më të talentuar në Argjentinë.

Në fakt, stili i lojës së Sarmientos krahasohet me atë të yllit Lionel Messi.

Sarmiento vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Estudiantesit dhe këtë edicion ka 11 ndeshje në të gjitha garat.