Sport

Muslija me gol të bukur ndaj Dusseldorfit

Florent Muslija ka shënuar gol tejet të bukur në fitoren e skuadrës së tij Hannoverit kundër Dusseldorfit.

Takimi i zhvilluar gjatë ditës të shtunën përfundoi me shifrat 3:0, ndërsa golin e parë për vendësit e shënoi i Muslija, mesfushori i Kosovës.

Muslija në minutën e 57-të, pas një harkimi të mirë të Genki Haraguchit, gjuajti me të parën dhe i dha avantazhin skuadrës së vet.

Marvin Ducksch në minutën e 63-të dhe autogoli i Florian Kastenmeier, vendosën epilogun final të këtij takimi.

Muslija që ka katër paraqitje në total në Bundesliga 2 dhe Kupën e Gjermanisë këtë sezon por me minutazhë të vogël, në këtë duel luajti për 80 minuta.

Me Kosovën është paraqitur tri herë gjithsej.

Te Hannoveri në takimin kundër Dusseldorfit në 10 minutat e fundit luajti edhe sulmuesi 24-vjeçar, Valmir Sulejmani.