Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ka konfirmuar të enjten se ka arritur marrëveshje të re me klubin. Kontrata e re do ta mbajë Bielsan në “Elland Road” në edicionin e ardhshëm të Premier Leagues.
Bielsa i udhëhoqi “Të Bardhët” drejt kthimit në Premier League pas mungesës për 16 vjet. Ai e fitoi “Championshipin” në edicionin e dytë në krye të klubit.
Argjentinasi ka thënë se do të vazhdojë punën e tij. Bielsa llogaritet prej trajnerëve me ndikimin më të madh në futbollin modern, transmeton KOHA.
“Do të punoj te Leedsi edhe në sezonin tjetër. Gjithçka është sqaruar dhe është përfundimtare se do të qëndrojë këtë edicion”, ka thënë Bielsa në një konferencë për shtyp.
Leedsi në duelin e parë të Premier Leagues do të udhëtojë në Anfield, te Liverpooli që udhëhiqet nga Jurgen Klopp.