Sport

Zyrtare: Matuidi largohet nga Juve

Foto: Reuters

Blaise Matuidi zyrtarisht më nuk është pjesë e Juventusit, pas ndërprerjes së kontratës me marrëveshje dypalëshe.

Mediat italiane raportojnë se ai pritet të bashkohet me Inter Miamin në MLS, transmeton KOHA.

33 vjeçari ishte bashkuar me “Zonjën e Vjetër” në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro, plus bonuse.

“Mesfushori francez largohet nga Juventusi pas tre viteve dhe ka fituar pesë trofe me klubin”, thuhet ndër të tjerash në konfirmimin e Juventusit.