Thiago Alcantara i Bayern Munichut e ka dëshirën që të luajë nën urdhrat e Jurgen Kloppit te Liverpooli shkruajnë mediat angleze, por ende nuk është bërë një hap i radhës nga “Të Kuqtë”.
Në rast të kërkimit të përforcimit të ekipit, 29-vjeçari do të ishte i pari në listën e teknikut gjerman.
Thiago ka edhe një vit tjetër në “Allianz Arena”, dhe u ka thënë atyre se dëshiron të largohet për një sfidë të re.
Drejtori sportiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë këtë javë se do ta pranonte një çmim të arsyeshëm për të, që besohet të jetë rreth 30 milionë funte.
Megjithatë, transferimi i tij te Liverpooli do të jetë i vështirë, pasi “Të Kuqtë” ende në ekip e kanë Fabinhon, Keitan, Wijnaldumin, Hendersonin Oxlade-Chamberlainin, Milnerin e Jonesin.