Sport

Kryeministri i Portugalisë inkurajon tifozët të shkojnë në finalet e Ligës së Kampionëve, edhepse nuk lejohen në stadiume

Kryeminsitri i Portugalisë, Antonio Costa, ka inkurajuar tifozët dhe turistët që ta vizitojnë vendin gjatë turneut final të Ligës së Kampionëve, që nisë sonte.

Këtë thirrje Costa e ka bërë, ani pse në stadiume të futbollit nuk lejohen tifozët si masë e marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Tetë ekipe të mbetura në garën e Championsit këtë stinor do të luajnë në Lisbonë në turneun “Final Eight”. Ndeshja e parë luhet sonte mes Paris Saint-Germainit dhe Atalantas.

Costa tha se e kupton frustrimin e atyre që nuk mund të shohin ndeshjet në stadiume.
“Por, kushdo që do të vijë, të jetë në turne, të kalojë pushimet, apo për çfarëdo arsye, jeni të mirëseardhur në Portugali dhe mund të jini vetja në Portugali”, ka thënë ai.

Turneu i veçantë, i organizuar nga UEFA, do të luhet në dy stadiume të Lisbonës. Në vend të fazës së zakonshme me dy ndeshje, vajtje-ardhje, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale, do të luhen vetëm me nga një lojë, ndërsa do të ketë edhe shtesa e penallti nëse është e nevojshme. Finalja mbahet më 23 gusht.


“Është nder i madh që jemi në gjendje të organizojmë këtë ngjarje”, ka thënë Costa.