Sport

Xhaka asiston, Arsenali pëson humbje në derbin e Londrës

Granit Xhaka ka asistuar golin e vetëm për Arsenalin në humbjen e pësuar sot si mysafir i Tottenhamit me rezultatin 2:1.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 16-të, me anë të Alexandre Lacazettet, i cili realizoi nga distanca pas një topi të marrë nga Xhaka.

Xhaka e fitoi duelin duke dërguar topin te Lacazette që realizoi. Tottenhami më pas shënoi dy herë me anë të Heung-Min Sonit (19’) dhe Tobias Alder]eireldit (81’).

Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të Premier Leagues. Me humbjen e pësuar Arsenalit i janë shuar edhe gjasat teorike që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm. 

Xhaka luajti tërë ndeshjen ndaj Arsenalit, ndërsa po ashtu tërë ndeshjen për Arsenalin luajti edhe mbrojtësi Shkodran Mustafi.

 

Tottenham Hotspur 0-1 Arsenal: Alexandre Lacazette goal from r/soccer