Sport

Standardi kërkon shtatë milionë euro për Vojvodën

Standardi kërkon shtatë milionë euro për Vojvodën

Skuadra e elitës së Belgjikës në futboll, Standardi, i ka caktuar çmimin mbrojtësit të krahut të djathtë, kosovarit Mërgim Vojvoda, i cili po kërkohet me ngulm nga Lazio që bën gara në Serie A.

Mësohet se për ta lënë të lirë Vojvodën në këtë verë, Standardi po kërkon hiq më pak se shtatë milionë euro dëmshpërblim. Vojvoda pëlqehet shumë nga Lazio, pasi ekipi italian e sheh si zëvendësim ideal për Adam Marushiqin që do të largohet në fund të këtij edicioni.