Derbi i sotëm ndërmjet Leverkusenit dhe Dortmundit, i ka takuar ekipit vendas.
Leverkuseni fitoi me rezultat prej 4 me 3, transmeton Koha.net.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat prej 2 me 2. Për vendasit dy gola i shënoi Volland, derisa për Dortmundin shënuan Hummels dhe Can.
Në pjesën e dytë Dortmundi kaloi në epërsi në minutën e 65 përmes Guerreiros.
Por, vendasit shënuan dy gola në vazhdim përmes Bailyt e Benderit, për rezultatin final prej 4 me 3.
Pas kësaj fitore Leverkuseni mban vendin e pestë me 37 pikë, derisa Dortmundi në vendin e tretë ka 39.