Dy serbë të Jagiellonias refuzuan të luanin ndaj Ballkanit Foto: KF Ballkani

Dy serbë të Jagiellonias refuzuan të luanin ndaj Ballkanit

22 January 2020 11:25

Dy futbollistë serbë të klubit polak Jagiellonia kishin refuzuar të paraqiteshin ndaj Ballkanit në miqësoren që u zhvillua të martën në Antalya, e që përfundoi baras 3 me 3.

Sipas mediave në Poloni, dy futbollistët Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkoviq, kishin refuzuar të paraqiteshin për klubin për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Bashkë me stafin, kemi vendosur që të mos luaj sot në miqësore”, kishte thënë vetë Mudrinski, raporton “sport.interia”.

Golat për Ballkanin në këtë ndeshje i shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme