Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rei Manaj i bashkohet Barçës

Foto: Barcelona

Përfaqësuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ka nënshkruar me Barcelonën deri në 2023.

Sulmuesi 22-vjeçar do të ketë klauzolën prej 50 milionë eurove, njofton klubi i Barçës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manaj, të premten e kaluar i ka kryer testet mjekësore ndërsa sot ka nënshkruar kontratën në stadiumin “Johan Cruyff” në prezencën e menaxherit përgjegjës për Barçën B, Silvio Elias, dhe sekretarin teknik të Barçës B, Jose Mari Bakero.

Transferimi i Manajt, Barçës i ka kushtuar 700,000 euro, plus dy milionë euro varësisht nga performanca e tij gjatë këtyre tri vjet e gjysmë të kontratës.

Manaj në Barcelonë do të mbajë numrin 22.