Sport

FIBA Evropa ia beson FBK-së organizimin e një tjetër Kampionati Evropian

FIBA Evropa ia beson FBK-së organizimin e një tjetër Kampionati Evropian

Federata e Basketbollit e Kosovës, njofton se Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Cologne të Gjermanisë në rendin e ditës i ka pasur edhe kandidaturat e shteteve anëtare të saj që kanë aplikuar për organizimin e Kampionateve Evropiane për gjeneratat U16, U18, U20 në të dyja konkurrencat (meshkuj dhe femra) dhe në të gjitha Divizionet, A, B dhe C, transmeton Koha.net.

Bordi i FIBA Evropës e ka miratuar kandidaturën e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C.