Sport

Vazhdon gara mes tre gjigantëve italianë për Rakitiqin

Gara për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic po vazhdon mes tre gjigantëve italianë, Interin, Milanin e Juventusin.

Futbollisti kroat pritet të largohet nga “Camp Nou”, pasi nuk po arrin të luajë në formacionin e parë që nga transferimi i Frenkie de Jong në afatin veror.

Sipas disa raportimeve, vlera e Rakitic pritet të jetë rreth 50 milionë euro, transmeton kp.

Përveç klubeve italiane edhe gjiganti anglez Manchester United ka shfaqur interesim.

Rakitic ka luajtur vetëm një ndeshje në formacionin e parë, ndërsa ka hyrë në lojë nga stoli në tetë ndeshje.