Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer për grupmoshat e reja të Union Berlinit.
17 vjeçari sot ka shënuar dy gola në humbjen prej 2 me 3 ndaj Wolfsburgut U19, transmeton Koha.net.
Asllani shënoi në minutën e 27 dhe 54, por që nuk mjaftuan t’i siguronte pikë ndaj liderit Wolfsburgut.
Talenti kosovar në Gjermani merr vëmendje me pesë gola në një ndeshje
Kujtojmë se Asllani këtë edicion është topgolashënues me 12 gola në shtatë ndeshje.
Derisa ekipi i tij pas shtatë xhirove zë vendin e tretë me 16 pikë. Kurse Wolfsburgu në krye të tabelës nga tetë ndeshje ka 21 pikë.
Sipas burimeve të KTV-së sulmuesi Asllani në dhjetor do të jetë pjesë e Gjermanisë U18 në dy ndeshje – ndaj Izraelit dhe Serbisë.